A qarkulluan gjatë ditës së sotme taksitë në veri të vendit? Kjo është përgjigja e policisë

Lajme

A qarkulluan gjatë ditës së sotme taksitë në veri të vendit? Kjo është përgjigja e policisë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 21:19
Foto Ilustrim

Raportimet e ditës së sotme se  në katër komunat veriore të Kosovës, janë duke funksionuar taksitë,  duke mos përfillur kështu rregullat e vendosura për të gjithë territorin e Kosovës,  për shkak të pandemisë Covid-19, i ka mohuar Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për IndeksOnline, zyrtar të Policisë së Kosovës kanë thënë se  as në këtë pjesë të Kosovës nuk janë lejuar të qarkullojnë taksit, dhe se kjo do të ndodh ashtu sic parashihet edhe për pjesën tjetër të vendit në fazën e tretë të lehtësimit të masave të qarkullimit.

“Ju konfirmojmë se TAXI veturat nuk janë lejuar të punojnë dhe nuk janë në funksion ende, deri në fazën kur është e paraparë me vendim te Ministrisë për operim të këtyre taxive”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PK-së.. 

Ndërsa sa i përket të shqiptimit të gjobave për të gjithë shkelësit e masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në këto katër komuna ka iniciuar 24 raste.

“Policia e Kosovës, ne kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovice veri, përkatësisht katër stacionet policore (Mitrovice veri, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok), ne zbatim te planit Covid-19, ka iniciuar 24 raste ndaj personave si shkelës të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë”, thekson përgjigja.

Ndryshe gjatë ditës së sotme mediet kanë raportuar se në katër komunat veriore të vendit taxi-të kanë filluar sot punën e tyre, edhe pse me masat e zbutjes ndaj COVID-19 të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, funksionimi i tyre parashihet në fazën e tretë, përkatësisht nga data 2 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat