A do të zgjidhet çështja e Kosovës brenda tre muajve?

Lajme

A do të zgjidhet çështja e Kosovës brenda tre muajve?

Nga: F. B. Më: 20 maj 2020 Në ora: 11:30
Richard Grenell

Nëse është siç ka thënë kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti se qëllimi i Riçard Grenell të dërguarit special të presidentit Tramp për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit se marrëveshja e dy palëve duhet arrihet deri shtator, atëherë ky është qëllim shumë ambicioz, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”

Aq më parë nëse marrëveshja do duhej të ishte ashtu siç theksoi ambasadori amerikan në Serbi Entoni Godfri i qëndrueshëm dhe tek e cila marrëveshje të dy palët do vinin vetë, pa imponim të zgjidhjes nga jashtë.

Deri në shtator kanë mbetur vetëm tre muaj dhe është vështirë të mendohet se në këtë periudhë të gjitha kubat e mozaikut të Kosovës mund të vendosen në vend të vetë. Pengesat për të vazhduar dialogu dhe pastaj të përshpejtohet janë taksat politike të Kurtit që pas heqjes së tarifës ndaj mallrave serbe u zëvendësuan me reciprocitet që kundërshtohet nga Beogradi, shkruan “Novosti”.

Lidhur me synimin e Uashingtonit, Dushan Prorokoviç nga Qendra për alternativa strategjike thotë se afati deir shtator nuk është real, por edhe është pyetje cili ësht “qëndrimi amerikan” sepse brenda administratës së Trampit ka disa qendra ndikimi dhe secila mundohet të imponoj “qëndrimin amerikan”.

“Përshpejtimi i procesit të dialogut nuk është motivuar shumë nga zgjedhjet e ardhshme në ShBA, por pas lobeve që duan që përmes marrëveshjes me Beogradin , Kosova të hidhet në OKB e pastaj edhe në NATO, sepse Spanja ishte pengesë e anëtarësimit tjetër të Kosovës në NATO”. mendon Prorokoviç.

Kurti ka deklaruar se nuk duhen bisedime “ që udhëhiqen nga presidentët me harta”, gjë nga Gjuriq prej zyrës për Kosovë cilësohet si “panik nga bisedimet dhe përballja nga ana tjetër me Vuçiqin”. Sipas tij pushteti në Prishtinë shfaq nervoze në vazhdimin e dialogut dhe me vendosjen e taksave shtesë tenton të evitoj diskutimin konstruktiv.

“Prishtina vetëm me deklarata shprehet se do vazhdimin e dialogut, ndërkohë thotë se nuk do bëjë lëshime dhe pret nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës. Prishtina dhe disa vende evropiane zëshëm flasin çfarë nuk duan, e nuk thonë çfarë donë dhe ajo është që të detyrohet Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës me kufijtë e vizatuar në vitin 2008. Disa nga ata flasin se janë kundër ndryshimit të kufijve duke menduar në ata që i vizatuan pikërisht në atë vit” ka deklaruar ai

“Ndoshta mund të kemi përparime nëse fokusohemi në gjëra konkrete që janë në interesin e përgjithshëm. Grenell  është njeri energjik që mendon se duhen vendos nxitje ekonomike dhe nëse njerëzit kuptojnë dobitë ekonomike dhe largohen dallimet politike do të jenë të motivuar për dialog “– deklaroi ambasadori amerikan Godfri.

Ai në TV Prva theksoi se Metju Palmer ( i dërguar për Ballkanin perëndimor) në detaje kupton historinë, politikën dhe kulturën e regjionit, ndërsa me Palmerin edhe Grenellin “sheh sa është Uashingtoni i interesuar që këtu gjërat të nisen rrugës së suksesit”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat