Daçiq: E pamundur zgjidhja për Kosovën deri në zgjedhjet e Amerikës

Lajme

Daçiq: E pamundur zgjidhja për Kosovën deri në zgjedhjet e Amerikës

Më: 20 maj 2020 Në ora: 12:27
Ivica Daçiq

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq ka thënë se pyetja e madhe është se kur dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë.

Sipas tij, nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje para zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nëntor, duke pasur parasysh situatën aktuale, pandeminë dhe krizën në Prishtinë.

Duke komentuar se cila administratë amerikane do të ishte më e mirë për dialog – ajo e Donald Trumpit ose Joe Bidenit, Daçiq tha se Trump ishte sigurisht më i mirë për interesat serbe, sepse siç tha ai “inkurajoi disa procese dhe pranoi idenë se duhet të arrihet një kompromis që do të ishte në interes të të dyja palëve”.

Mes tjerash, shefi i diplomacisë serbe theksoi se Trump gjithashtu nuk mendon se çështja ka mbaruar dhe se Serbia duhet të njohë vetëm pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat