Sava Janjiç: Manastirit po i rrëmbehet pasuria dhe pranë tij po ndërtohet autostrada

Lajme

Sava Janjiç: Manastirit po i rrëmbehet pasuria dhe pranë tij po ndërtohet autostrada

Nga: F. B. Më: 21 maj 2020 Në ora: 09:31
Janjic

Prapa komunës së Deçanit e cila përkundër vendimit të Gjykatës, nuk do që të na kthejë tokën qëndrojnë klanet më të fuqishme të kësaj pjese të Kosovës, nën ndikimin e Ramush Haradinajt, ndërsa qëllimi është që manastirit të i rrëmbehet pasuria dhe pranë tij të ndërtohet autostrada ka thënë abati i manastirit të Deçanit Sava Janjiç, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Ambasadat e ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe kanë ftuar institucionet e Kosovës që të realizojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të i kthejnë manastirit të Deçanit tokën që ishte lëndë e kontestit tash e dy dekada.

Abati i Deçanit thekson se bëhet fjalë për një pjesë të vogël të manastirit e cila në vitin 1946 u nacionalizua, ndërkohë që 24 hektarë janë rikthyer manastirit para luftës së Kosovës në vitin 1997.

Pas përfundimit të konfliktit, pushteti lokal i komunës kanë fshirë pasurinë e manastirit nga kadastri , ndërsa zyrtarë të manastirit janë ankuar.

Aktgjykimi u mor në Gjykatën Supreme në vitin 2012 , ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka vërtetuar para 4 viteve, por toka edhe më tutje nuk i takon me kadastër manastirit.

“Qëllimi nuk është vetëm që manastirit të i merret pasuria, por edhe që të ndërtohet autostrada pranë manastirit. Këtyre ditëve përsëri po hapen punimet në zgjerim dhe ka rrezik që të vazhdohet në zonën mbrojtëse rreth manastirit që është e ndaluar me ligj “, tha Janjiç.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat