Profesori Prvanoviç tërheq vërejtjen për atmosferën e elektrizuar në Serbi që është në prag të kalimit në konflikt qytetar

Lajme

Profesori Prvanoviç tërheq vërejtjen për atmosferën e elektrizuar në Serbi që është në prag të kalimit në konflikt qytetar

Nga: F.B Më: 21 maj 2020 Në ora: 15:39
Slobodan Prvanoviç

“Nuk duhet pranuar në ngjarjet që do të ndodhin me 21 qershor sepse ato nuk janë zgjedhje por shaka e llojit të vetë dhe mjet më të fortë se bojkoti nuk ka përveç kryengritjes së përgjithshme qytetare” ka thënë Slobodan Prvanoviç hulumtues në Institutin e Fizikës, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”

Sipas tij “Opinioni me grevën e urisë nga Boshko Obradovip mori një fakt shtesë në çfarë sistemi dhe shteti jetojmë, ndërsa përgjigja e RTS nën çdo nivel”.

Ai kritikoi mediumin publik RTS q[ pati sjellje dhe polemikë me një deputet siç është Obradoviq dhe mediumi duhet të i ofrojë mundësi që të iu drejtohet qytetarëve.

"Ata që bënë grevë urie kanë pasur të drejtë që përmes RTS të iu adresohen qytetarëve për shkaqet e grevës dhe qëndrimet e tyre u shpreh ai.

Lidhur me bojkotin e zgjedhjeve nga opozita, ai theksoi se e gjithë shoqëria priste kalimin e epidemisë dhe opozita duhej të ishte më aktive në terren për të njoftuar qytetarët se nuk ka qasje në mediat publike nacionale.

"Nuk duhet pranuar në atë që do të ndodhë në 21 qershor, ajo është shaka, mashtrim dhe nuk duhet trajtuar si zgjedhje, nuk po shoh mjet më të fuqishëm se bojkoti përveç kryengritjes qytetare që do bartnin kërkesën për zgjedhje korrekte ", shtoi ajo.

Prvanoviç mendon se nuk duhet lejuar grumbullime për shkak të rrezikut për infektim, por shtyrja pa ndryshime të kushteve të zgjedhjeve nuk ka kuptim. "Nëse kjo që keni paketuar për 21 qershor shtyhet për shtator, atëherë kjo nuk ka rëndësi, rëndësi kanë kushtet” tha ai.

Në fushatë pushteti do shfrytëzoj mediat për kritikë ndaj opozitës në të gjitha emisionet, kështu pushteti do të vij tek secili votues, ndërkohë opozita si ka këto mjete dhe i mbetet vetëm puna në terren.

"Kemi opozitën që do të marr pjesë në zgjedhje si aranzhim (me porosi), po dyshoj askush nuk do të bëhet i marr për të bërë mitingje me mijëra njerëz” shtoi Prvanoviç duke shpreh besimin se Zoran Zhikoviç që mendon se është i drejtë edhe i sinqertë do të tërhiqet para zgjedhjeve.

Lidhur me porositë nga Brukseli se të gjithë duhet të dalin në zgjedhje dhe bojkoti nuk është zgjidhje, ai tha se nuk duhet kushtuar shumë vëmendje asaj që vjen nga Brukseli.

"Nuk është korrekt përzierja nga jashtë, ne jemi shtet sovran që duhet vetë të zgjedhim problemet tona. Nuk ka nevojë të mbështeten pushteti as opozita po parimet e BE, këtë nuk janë kushte dhe këtë duhet ta kenë parasysh. Në këtë situatë nëse opozita pranon pjesëmarrjen legjitimon mashtrimin e madh dhe këtë nuk duhet ta lejojmë” tha ai.

Atmosfera është në masë të madhe e elektrizuar edhe në prag të konfliktit qytetar, jo luftës qytetare por konflikt tek i cili mundet të ndodhë tha Prvanoviç, duke shtuar se për këtë ka propozuar dialog mes pushtetit edhe opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat