Ratcliffe zyrtarisht zëvendëson Grenell, Senati Amerikan e konfirmon Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Lajme

Ratcliffe zyrtarisht zëvendëson Grenell, Senati Amerikan e konfirmon Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Më: 21 maj 2020 Në ora: 21:49
John Ratcliffe dhe Grenell

Senati Amerikan e ka konfirmuar emërimin e John Ratcliffe, si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.

Si rezultat John Ratcliffe tashmë zyrtarisht zëvendëson Richard Grenell, të cilin Presidenti amerikan Donald Trump e kishte emëruar ushtrues detyre të kësaj pozite.

Por, vetë Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pati thënë përmes një postimi në Twitter, se nuk do të jetë për një kohë të gjatë në atë post.

Lidhur me zyrtarizimin e John Ratcliffe në këtë pozitë, reagoi përsëri Richard Grenell, duke e uruar atë se do jetë Drejtori më i mirë ndonjëherë i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat