Gjuriq-Thaçit: Ëndrra s’do të realizohet

Lajme

Gjuriq-Thaçit: Ëndrra s’do të realizohet

Më: 22 maj 2020 Në ora: 12:38
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka reaguar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, i cili mbrëmë në një intervistë ka thënë se ëndërron që një ditë Lugina e Preshevës t’i bashkohet Republikës së Kosovës.

Gjuriq ka thënë se një ëndërr e tillë e Thaçit s’do të bëhet realitet.

Ai madje ka ironizuar duke thënë se “presidenti i Kosovës mund të ëndërrojë që të aneksojë edhe Tahitin apo Xhamajkën por një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë, sikur që nuk do të realizohet edhe ëndrra për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”, shkruan Danas.

Thaçi në një intervistë për Rubikon ka thënë se ëndërron që tri komunat me shumicë shqiptare t’i bashkohen Kosovës pa u cenuar integriteti territorial i Kosovës.

“Ëndërroj që Presheva, Medvegja e Bujanoci të përshihen pa u cenuar integriteti territorial i Republikës së Kosovës’’, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat