Vuçiq për zgjidhjen e problemit të Kosovës: Nëse ndodhë ajo që po vërej – përgjigja ime është jo - Bota Sot
Vuçiq për zgjidhjen e problemit të Kosovës: Nëse ndodhë ajo që po vërej – përgjigja ime është jo

Lajme

Vuçiq për zgjidhjen e problemit të Kosovës: Nëse ndodhë ajo që po vërej – përgjigja ime është jo

Nga: F. B. Më: 23 maj 2020 Në ora: 09:29
Aleksandër Vuçiq

 Presidenti i Serbisë, Alaksandar Vuçiq ka deklaruar se “nuk e di cila do të ishte oferta për zgjidhje të çështjes së Kosovës”, ndërkohë që ka shtuar se “nëse ndodhë ajo që po vërehet se mund të jetë, nëse ajo bëhet atëherë përgjigja e tij është “jo”, ka shkruar “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë Vuçiq e ka deklaruar në pyetjen e gazetarëve nëse ka marr ofertë siç ishte ditë më parë deklarata e shkëmbimit të territorit mes 17 fshatrave serbe në komunat veriore të Kosovës me Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, në çka ai potencoi se nuk ka marr ndonjë ofertë të tillë.

Ai ka thënë se në takimin me përfaqësuesit e Kuintit i ka pyetur ata direkt se çka ata shohin si zgjidhje thelbësore, përveç tregimeve të ndryshme që shiten në gazeta, por nuk ka marr përgjigje nga ata.

"Nuk e di çka do të mund të ofronin. Po shoh çka mund të jetë, e nëse kjo ndodhë, atëherë përgjigja ime është ‘jo’” ka nënvizuar ai.

Në kinse ofertat që po dalin në media, nuk do të përgjigjet sepse janë të pakuptimta, sikurse ajo e Thaçit.

"Kur e shihni komunën e Medvegjës, vetëm mund të qeshni me kërkesën. Atje jetojnë vetëm 6,5 për qind shqiptar. Nuk kuptoj. Nën çfarë kontesti janë Bujanovci dhe Presheva?. Nuk kam vërejtur se janë në diskutim. Në Bujanov jetojnë 42 për qind serb, nuk kuptoj për çka bëhet fjalë. Çfarë 17 fshatra?. Ne kemi 4 komuna në veri Leposaviqin, Zubin Potokun, Zveçanin dhe Mitrovicën, Kemi edhe gjashtë komuna të pranuara shumicë, në të cilat nuk janë llogaritur Prilluzha, Plemetini dhe Babin Mosti” ka sqaruar ai, mospajtimin e tij.

Këtë deklaratë ai e bëri si koment ndaj deklaratës së ditëve më parë të Hazirit se po të ishte kryeministër do lejonte shkëmbimin e disa lokaliteteve (17) serbe në veri të Kosovës me Luginën e Preshevës  (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc), duke hedhur poshtë vendosjen e kufirit me lumin Iber. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat