Kreativiteti: Del në shitje bakllava ‘Lul Raka’ - Bota Sot
Kreativiteti: Del në shitje bakllava ‘Lul Raka’

Lajme

Kreativiteti: Del në shitje bakllava ‘Lul Raka’

Më: 24 maj 2020 Në ora: 13:12
Bakllava ‘Lul Raka’

Për shkak të pandemisë së Covid-19 në shumë vende të botës, përfshirë edhe në Kosovë, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e bajramit në shtëpitë e tyre. Por gjatë festës së Bajramit në të gjitha shtëpitë e pranishme gjithmonë është bakllavaja. E një grup është treguar kreativ dhe këtë lloj të ëmbëlsirës e ka emëruar me emrin e mikrobiologut ‘Bakllava Lul Raka’.

Pandemia Covid-19 ka prekur edhe Kosovën ku vendi deri më tani ka 1 mijë të infektuar e 29 të vdekur. Por mburojë e gjithë kësaj kohe për qutetarët tanë kanë qenë mjekët, policia.

Por një grup në rrjetin social facebook është treguar kreativ gjatë kësaj feste.

Image
Facebook

“Kjo lloj e bakllaves original quhet ‘Lule Bakllava.

Por ne për hir të njërit nga emrat kryesor të betejës kundër pandemisë Covid-19, vendosëm që këtë vit ta emërojmë Bakllava Lul Raka”, thuhet në njoftimin e adminëve në faqen Maniakët e Kuzhinës në facebook.

Image
Bakllava ‘Lul Raka’
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat