Kur do të zbulohet vaksina për pandeminë Covid-19?

Lajme

Kur do të zbulohet vaksina për pandeminë Covid-19?

Më: 24 maj 2020 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Kryemjeku nga Kosova, Lekë Abdyli i Klinikës Interne në një Spital në Graz të Austrisë, në një intervistë ka një sugjerim për kolegët e tij mjekë nga Kosova.

“Çka mundem me i rekomanduar kolegëve është që sa më shpejt që kur të vijnë pacientët, analizat për to të mos priten shumë, por të punohet në mënyrë që mos të vjen deri të mjekimi i simptomave. Medikamente e di që nuk ka. Mirëpo, mjekimi simptomatik deri diku e përforcon, mirëpo në këtë aspekt nuk mundem as me i këshilluar me i provuar. Edhe ne provojmë medikamenete të ndryshme. Provojmë citromaks dhe disa tjetra mjekime”, deklaroi ai.

Informata të shumta të cilat po qarkullojnë nga vende të ndryshme të botës për zbulimin e vaksinës për coronavirus, Abdyli sugjeron të mos ju besohet, pasi sipas tij aktualisht është e vështirë të zbulohet diçka e tillë.

“I kisha këshilluar që të mos besojnë në informatat që vijnë nga Amerika dhe Evropa për zbulimin e vaksinës. Nuk ka momentalisht vaksinë kundër Coronavirusit. Është shumë vështirë me u zbuluar. Momentalisht është larg zgjidhja për vaksinën”, tha ai për Front Online.

Sipas mjekut nga Kosova i cili punon në një spital në Graz të Austrisë, Lekë Abdyli fundi i pandemisë së coronavirusit nuk dihet.
Ai madje bën një krahasim të Covid-19 me virusin HIV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat