RIK: Në Serbi pa Kosovën do të hapen 8.253 qendra zgjedhore – synohet edhe Kosovë të hapen vendvotime?!

Lajme

RIK: Në Serbi pa Kosovën do të hapen 8.253 qendra zgjedhore – synohet edhe Kosovë të hapen vendvotime?!

Nga: F.B Më: 26 maj 2020 Në ora: 10:00
Ilustrim

Në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit në Serbi do të hapen gjithsejtë 8.253 vendvotime pa përfshirë Kosovën, ku synohet në bashkëpunim me zyrën për Kosovë të hapen vendvotime, ka kumtuar Komisioni Republikan Zgjedhor (RIK), shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Kryetari i RIK Vladimir Dimitrijeviç ka theksuar se vetëm në Beograd do të hapen 1.196 vendvotime, në Vojvodinë 1.781 dhe në Serbinë qendrore 5.247.

Nga anëtarët e RIK është dëgjuar se pritet që në koordinim me zyën për Kosovë së shpejti të publikohet numri i vendvotimeve në krahinën jugore si dhe të arrijnë të dhënat për vendvotimet në diasporë.

RIK ka punuar shumë gjatë në rregulloren për punën e këshillave të qendrave të vendvotimit.

Në fillim të mbledhjes janë publikuar edhe lista zgjedhore e Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak të Sylejman Ugljanin dhe ka miratuar propozimin e SDA që në zgjedhje ky subjekt të ketë pozitën e partisë së pakicës kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat