Vuçiq: Serbët dhe shqiptarët duhet të kenë raporte të mira në mënyrë që të jetojnë në paqe

Lajme

Vuçiq: Serbët dhe shqiptarët duhet të kenë raporte të mira në mënyrë që të jetojnë në paqe

Nga: F. B. Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:53
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë raporte të mira në mënyrë që të mund të jetojnë ne paqe, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë sot në Pallatin Serbia para gazetarëve se me të kompletuar të pushtetit në Prishtinë do të jetë i gatshëm për të vazhduar dialogun.

"Serbët dhe shqiptarët përfaqësojnë dy popujt më të mëdhenj në Ballkanin perëndimor dhe duhet të kemi raporte të mira nëse mendojmë të jetojmë në paqe", porositi Vuçiq.

Ai ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve parlamentare duke përshëndetur komisarin e BE-së Oliver Varhejl që deklaroi se nuk do të përzihet në procesin zgjedhor në Serbi.

Vuçiq theksoi se pret nga qytetarët që të vendosin” Ata janë aty për të vendosur për zgjedhjet”, ndërkohë që falënderoi BE për kujdesin dhe shqetësimin që tregojnë për Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat