Bahtiri: Mitrovica po tregohet qytet shembull se si duhet fitohet lufta me koronavirusin

Lajme

Bahtiri: Mitrovica po tregohet qytet shembull se si duhet fitohet lufta me koronavirusin

Më: 29 maj 2020 Në ora: 21:43
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka thënë se Mitrovica është qytet shembull se si duhet të fitohet lufta ndaj pandemisë COVID-19.

Bahtiri ka treguar se Mitrovica tash e 17 ditë nuk ka raste të reja me koronavirus, ndërsa tani ka vetëm 5 raste aktive.

“Janë bërë 17 ditë prej kur kemi pasur rastin e fundit pozitiv me COVID-19 në Mitrovicë.Deri më tash i kemi 14 persona të shëruar, ndërsa vetëm edhe 5 raste që kanë dalë pozitiv janë ende aktiv. Asnjëri prej tyre nuk është i hospitalizuar, pasi që të gjithë janë në vetizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore”

“Mitrovica po tregohet qytet shembull se si duhet fitohet lufta me koronavirusin COVID-19, pasi që kemi zbatuar jashtëzakonisht mirë rekomandimet e IKShP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat