Gashi reagon ndaj djalit të Thaçit që postoi fotografi duke ia këput kokën Albinit

Lajme

Gashi reagon ndaj djalit të Thaçit që postoi fotografi duke ia këput kokën Albinit

Nga: N.Sh Më: 30 maj 2020 Në ora: 10:42
Hashim dhe Endrit Thaçi

Opinionisti Lirim Gashi thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pronar i shtetit të Kosovës, kurse për Gjykatën Kushtetuese pohon se është lodër e tij.

Gashi shkruan se djali i Thaçi me gërshër në dorë poston fotografi qe ia këpusin kokën Albinin me mbishkrimin “unë kullim këtu” dhe prokuroria po heshtë.

Ai pyet se kush je ti që kullesh këtu presidentin, të cilin e quan edhe analfabet.

Postimi i plotë:

Image

Sikur Albini t'i kishte thënë Thaçit, Z. President ti je Mbreti ynë, sot do të ishte në pushtet edhe sikur ta kishte djegur shtetin si bryma bimet. Sepse Hashimi është pronari i këtij shteti, ndërkaq Gjykata Kushtetuese lodër e tij. Dhe kur e analizojmë bilancin e keqsundimit të Hashimit, e kuptojmë pse është ashtu.

Imagjinojeni djali i tij e poston babain e vet në foto me gërshërë në dorë, duke ia prerë kokën Albinit, plus mbishkrimin "Unë kullëm këtu'" dhe prokuroria heshtë. Kush je ti që të kullësh këtu, more analfabet mosmirënjohës, pa kulturë dhe pa edukatë, që jeton si mbreti prej këtij populli dhe shteti ?

Po ku ka popull në botë që e duron një përdhunim të tillë të shpirtit, pronës dhe dinjitetit? Ku ka në botë prokurori që heshtë pas një thirrje për vrasje jo vetëm ndaj Albinit, por ndaj çdokujt që e kritikon Hashim Thaçin .

Ku ka prokurori në botë që hesht në një shtet ku kanë ndodhur aq shumë vrasje brutale ndaj konkurrentëve politik dhe asnjë nuk është zbardhur? Ku? Ma gjeni një shtet në Evropë që e mban një President në pushtet pas një mesazhi të tillë të djalit të tij, që nuk është i moshës minore?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat