Ish-agjenti i SHIK-ut i drejtohet Armend Zemajt: Bëjeni Dautin ministër ua gjen vrasësit e Tahirit

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut i drejtohet Armend Zemajt: Bëjeni Dautin ministër ua gjen vrasësit e Tahirit

Nga: N.Sh Më: 30 maj 2020 Në ora: 11:22
Daut Haradinaj dhe Armend Zemaj

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i është drejtuar me një pyetje Armend Zemajt të LDK-së.

Miftari përmes një postimi në Facebook i thotë Zemajt që ta bëjnë ministër të Policisë ose Drejtësisë, Daut Haradinajn dhe i gjenë e arreston vrasësit e Kolonelit Tahir Zemaj.

“Armend bone tash Dautin ministër tē Policisë ja të Drejtësisë e jau gjen i arreston shpejt vrasësit e Tahirit... nëse akoma jeni të interesum mej gjet vrasësit pasi urdhrusit dihen e dini dhe i njihni edhe ju vet!”, shkruan Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat