Serbët në “shok” me videon e partisë në pushtet: Pse në videon zgjedhore të SNS nuk është Kosova?

Lajme

Serbët në “shok” me videon e partisë në pushtet: Pse në videon zgjedhore të SNS nuk është Kosova?

Nga: F. B. Më: 30 maj 2020 Në ora: 11:34
Harta e Kosovës

Opinioni në Serbi dhe në rrjetet sociale po reagon dhe është i “shokuar” me video zgjedhore të partisë SNS të presidentit Vuçiq  që është publikuar ditëve të fundit, që është cilësuar i çuditshëm pasi nuk përfshihet në te Kosova, shkruan “srpskidnevnik”,  transmeton “Bota Sot”.

Gazeta e vlerëson të habitshëm këtë “lëshim” nga ana e SNS në aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që mbahen me 21 qershor.

Të gjithë ata që e kanë shikuar kanë mbetur të “shokuar”  sepse në videon promovuese zgjedhore që është miratuar nga vetë presidenti i shtetit Vuçiq nuk ka pamje të Kosovës.

Reagime ka pasur në të gjitha anët që nga faqet e medieve zyrtare edhe në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë theksuar se “politika Serbia pa Kosovën” do të jetë politika e Vuçiqit me të përfunduar të zgjedhjeve.

Ka pasur raste që ndaj kësaj video janë distancuar edhe anëtarë të vetë subjektit të Vuçiqit duke shtruar pyetje “çfarë jua ka dashur kjo?” drejtuar vërejtjen direkt ndaj presidentit.

Pa marr parasysh çka nënkupton kjo video zgjedhore, përshtypja shkruan gazeta është shumë e mundimshme edhe pashije, sepse shpie në mendimin dhe konstatimin se çështja me Kosovën ka përfunduar.

Që do të thotë se edhe në SNS edhe për presidentin e shtetit sipas videos qartë po shihet qëllimi që të propagandohet dorëzimi i territorit serb, shkruan “srpskidnevnik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat