Nga 1 qershori Mali i Zi i hap kufijtë për Kosovën, i lë të mbyllur për Serbinë - Bota Sot
Nga 1 qershori Mali i Zi i hap kufijtë për Kosovën, i lë të mbyllur për Serbinë

Lajme

Nga 1 qershori Mali i Zi i hap kufijtë për Kosovën, i lë të mbyllur për Serbinë

Më: 30 maj 2020 Në ora: 13:59
Mali i Zi

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se qytetarët e Kosovës do të mund të hyjnë në këtë shtet fqinj nga 1 qershori.

Në një postim në Twitter, qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se lejon hyrjen e të huajve që vijnë nga vendet që i kanë më pak se 25 të infektuar me COVID-19 në 100 mijë banorë.

Ata këtë do të mund ta bëjnë pa pasur nevojë t’i nënshtrohen proceseve të karantinimit apo vetizolimit. Qeveria malazeze gjithashtu ka bërë të ditur se lista do të rishikohet dhe rivlerësohet çdo javë.

Aktualisht në këtë listë qytetarëve të vendeve që u lejohet hyrja në Mal të Zi janë nga Shqipëria, Kosova, Monako, Austria, Sllovakia, Greqia, Gjermania, Hungaria, Bullgaria, Izraeli, Maqedonia e Veriut, Estonia, Irlanda, Çekia, Finlanda, Norvegjia, Kroacia, Islanda, Sllovakia, Lituania, Azerbajxhani, Bosnja, Luksemburgu, Izraeli dhe Sllovenia.

E në këtë listë nuk figuron edhe fqinji i Malit të Zi, Serbia e cila këto ditë ka reaguar ashpër me vendimin e qeverisë malazeze për të mos hapur ende kufijtë me këtë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat