Vendimi i Qeverisë Kurti i djeg Daçiqit, kërcënon me mos vazhdim të dialogut

Lajme

Vendimi i Qeverisë Kurti i djeg Daçiqit, kërcënon me mos vazhdim të dialogut

Nga: F.B Më: 31 maj 2020 Në ora: 10:16
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq deklaroi se është e i papranueshëm vendimi i qeverisë në Prishtinë që pa leje të veçantë nuk mund të hyj në Kosovë asnjë produkt nëse nuk ka etiketën “Republika e Kosovës” dhe dialogu nuk do vazhdoj nëse nuk tërhiqet ky vendim, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“Kjo është mohim i marrëveshjeve të Brukselit dhe me të drejtë presim tërheqjen e tyre” ka thënë Daçiq në një emision në RTS dhe shtoi se Serbia asnjëherë nuk ka pranuar që në mallra të qëndroj etiketa “Republika e Kosovës” sepse kjo është pranim i shtetësisë.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka vendosur që të ndalojë produktet nga Serbia, nëse ne dokumentet pasuese nuk është etiketa “Republika e  Kosovës“.

Ai shtoi se nuk ka dialog dhe përderisa Serbia realizon ato që jemi marr vesh, Prishtina duhet të deklarohet nëse do realizojë ndonjë marrëveshje të arritur.

Daçiq tha se rrethanat kanë ndryshuar dhe mentorët perëndimor tani nuk po plotësojnë të gjitha dëshirat e Prishtinës.

Lidhur me raportet në regjion ai tha se Serbia hap kufijtë me të gjitha vendet, ndërsa vendimi malazez për mos hapje kufiri ndaj  Serbisë është politik.

Daçiq tha se kishte biseduar me ministrat e vendeve të regjionit por jo me atë të Malit të Zi sepse “nuk ka pse ta thërras dhe nuk e lut askënd të na lejoj të hyjmë në atë vend”.

„Pse tash ndryshon historia e raporteve të Malit të Zi me Serbinë, ajo është vendim i brendshëm i tyre” vlerësoi Daçiq duke shtuar se nuk beson se malazezët në vend të Beogradit më me qejf shkojnë në Tiranë apo Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat