Edhe 237 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Lajme

Edhe 237 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 23:24
Foto

27 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke çuar kështu në 1 mijë e 110 numrin e përgjithshëm të infektuarve.

Deri tash numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1 mijë e 110. Sipas shifrave zyrtare, numri i të shëruarve është 843 ndërkaq 30 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, për të cilët gjithashtu është thënë se kanë pasur sëmundje të reja shoqëruese.

Sipas këtyre statistikave edhe 237 janë raste aktive me Covid-19.

Nga 27 raste që janë konfirmuar sot, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).

Nga data 08 shkurt deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.140 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.110 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Me numrin më të madh të të infektuarve aktualisht prinë Ferizaj, pasuar nga Prizreni, Prishtina e Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat