Rusët kundërshtojnë politikën e pavarur të Vuçiqit dhe të bashkëngjitjes në BE?

Lajme

Rusët kundërshtojnë politikën e pavarur të Vuçiqit dhe të bashkëngjitjes në BE?

Nga: F.B Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:49
Vuçiq

Ish-diplomati rus Jevgenij Primakov do të emërohet në vendin e drejtorit të “ Bashkëpunimit rus” (Rossatrudnicevstvo), ka deklaruar për “RIA novosti” Eleonora Mitrofanova, udhëheqëse e “Bashkëçunimit rus” shkruan “Blic” transmeton “Bota sot”.

Kjo informatë merr rëndësi kur dihet se Primakov është deputet në Duma dhe gazetar kotravers që në marsin e vitit që shkoi i kishte propozuar Vuçiqit në kohën e protestave që të formojë qeveri teknike me liderët e opozitës dhe “Lidhjes për Serbi” Gjilas, Obradoviç etj.

Emërimi i tij në këtë pozitë dhe organizatë që kontrollon shoqatat joqeveritare që financohen nga Duma edhe Rusia do thoshte se Primakov do kontrolloj burimet e mjeteve që ky vend dërgon në Serbi që aktualisht shfrytëzohen për protesta dhe financohen protestat në vendet ku rrezikohen interesat ruse.

Mitrofanova ka konfirmuar lajmin , ndonëse Primakov demantoi në rrjetin social facebook se në atë post vjen vetëm me urdhër të presidenti të Rusisë, por end enuk ka vendim e urdhër të tillë

Nëse do ndodhë apo jo emërimi do shihet, por ky do të jetë sinjal i qartë për Vuçiqin nëse Putin miraton ose jo politikën e pavarur rë Vuçiqit.

“Serbia e pavarur nuk i konvenon askujt” kanë thënë për “Blic” burime të qeverisë që ka përcjell lajmet ruse. Biseduesi shprehet se “sa më shumë që Vuçiq është i pavarur më pak i konvenon Rusisë”.

“Kur vjen njeriu si Primakov në atë post dhe e dini s epo shkatërroni raportet me aleatët, atëherë qëllimi është i qartë” përfundon biseduesi.

“Blic” pat njoftuar qëndrimin e Primakov dhe takimin me presidentin serb sikurse edhe propozimin konkret.

“Ai ishte këtu me 26 mars dhe pas bisedës pat shkuar në takime pa paralajmërim. Primakov i kishte propozuar Vuçiqit qeveri teknike me Gkilasin edhe Obradoviçin” patën njoftuar burime nga takimi

Derisa ishte përpjek të sqaronte se pse qeveria teknike është zgjidhja më e mir[ për tejkalimin e situatës, Vuçiq e kishte ndërprerë duke e quajtur si ofertë jo të ndershme dhe se nuk kanë ë tutje çfarë të bisedojnë.

Nisur nga ky refuzim në dhjetor në prag të vizitës së Vuçiqit në Rusi ai kishte shtuar kritikat dhe presionin ndaj presidentit serb në prag të takimit me Putin.

Në pyetjen e “Blic nëse kishte ofertë për qeveri teknike nga Primakov, Vuçiq pat thënë se “secili që do propozonte diçka të tillë do refuzohej, duke konfirmuar takimin me Primakov”.

“Po, ka shënime rreth kësaj, nuk ishim vetëm dhe çdonjëri që do propozonte diçka të tillë me atë që kanë vjedh Serbinë do refuzohej” ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat