Pesë vende të BE-së nuk duan ndryshim kufiri – çfarë i thanë ambasadorët e BE-së Lajçakut për Kosovën

Lajme

Pesë vende të BE-së nuk duan ndryshim kufiri – çfarë i thanë ambasadorët e BE-së Lajçakut për Kosovën

Nga: F.B Më: 4 qershor 2020 Në ora: 10:14
Miroslav Lajçak

Pesë vende anëtare të BE-së hapur kanë shprehur mospajtimin e tyre me shkëmbimin eventual të territorit në kuadër të dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit në takimin që i dërguari special për dialog Lajçak ka mbajtur me ambasadorët e këtyre vendeve, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Këtë grup të vendeve e udhëheq Gjermania njofton bashkëbiseduesi duke transmetuar një pjesë të bisedës së zhvilluar në Bruksel të martën, pa përmendur vendet tjera kundërshtuese. Nga ana tjetër Franca ndodhet në krye të vendeve që kanë qasje më lehtësuese dhe është blloku i tretë i vendeve që kanë pranuar Kosovën edhe kanë shikim tjetër në gjithë dialogun.

Përndryshe deri në takimin e parë të delegacioneve të dy palëve me ndërmjetësim të Lajçakut të paktën sa i takon palës serbe mund të bëhet para 21 qershorit. Presidenti Vuçiq të mërkurën tha se do të shkojë në Bruksel sapo të marr ftesën qoftë edhe në kohën e mitingut zgjedhor sepse “shteti është më i vlefshëm se secila punë partiake” por duhet të mos ketë taksa edhe ndalim të qarkullimit të mallrave.

Kjo praktikisht do të thotë që qeveria e re në Prishtinë e Hotit duhet shpejtë të marr vendim për anulimin e masave të vendosura nga Kurti që bllokoi mallrat serbe të hyjnë në Kosovë. Ideja është që dy palët të ulen në tavolinë sapo BE të hap kufijtë gjë që pritet pas 15 qershorit, këtë e ka paralajmëruar edhe vetë Lajçak.

Lidhur me qëndrimin e BE për mos ndryshim të kufijve Vuçiq me ironi ka theksuar se: “Ju faleminderit për kufijtë, nuk e kam ditur sa fuqishëm mbështetet sovraniteti i Serbisë. Sikur ata janë bërë naiv edhe ne mund të bëhemi naiv në vitet që vijnë, por nuk jam i sigurt se kjo ju konvenon të gjithëve, por shoh se nuk janë të gatshëm të bisedojnë për kompromis”.

Lidhur me procesin për zgjidhje të shpejtë, ai shtoi se duhet të dimë ku e mbështet optimizmin BE :

“Fuqitë e mëdha përherë janë përzier në gjërat tona të brendshme për këtë duhet që çështjet e Ballkanit të ju lihen popujve të Ballkanit” ka thënë ai.

Në fjalën e tij kryeministri i ri i Kosovës Hoti si prioritet e sheh marrjen e përgjegjësisë për dialog me Beogradin në bashkëpunim me BE dhe ShBA:

“Marrëveshja mes Kosovës edhe Serbisë duhet të përfundoj me njohjen të ndërsjellë. Nuk do të lejohet kurrfarë ndryshimi i kufijve apo shkëmbim territori” tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat