Drejtori i AKK-së thotë se nuk do të lejohet ngritja e çmimeve në kafene dhe restorante

Lajme

Drejtori i AKK-së thotë se nuk do të lejohet ngritja e çmimeve në kafene dhe restorante

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 23:15
Foto Ilustrim

Drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se nuk do t’u lejohet këtyre gastronomeve që të ngrisë çmimet e produkteve në mënyrë të bashkërenduar mes bizneseve, pas goditjes që kanë pësuar gjatë pandemisë.

Përmes një postimi- në Facebook, Prestreshi ka thënë se këto biznese duhet të zhvillohen përmes garës fer e duke konkurruar me njëri-tjetrin me cilësi.

“Pajtohem plotësisht me Odën Amerikane në Kosovë, se gastronomia është tregu më i godituri nga pandemia. Nga goditja e këtij tregu, është goditur një varg i gjatë i hallkave zinxhir që ndërlidhen me tregun e gastronomisë. Dhe ndihma e Qeverisë së Kosovës ndaj këtij tregu duhet të jetë i dukshëm. Por, në asnjë rast, nuk do t’u lejohet këtyre gastronomeve që në mënyrë të bashkërenduar të bëjnë kartele klasike duke ngritur çmimet e produkteve të tyre. Autoriteti është i pakompromis! Biznesi të zhvillohet me garë fer, duke i konkurruar njëri-tjetrit me cilësi, çmime dhe produkte inovative”, ka shkruar ai.

Kafenetë e restorantet në Kosovë u mbyllën me 13 mars me vendim të qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Pas më shumë se dy muajsh, ky vendim u shfuqizua dhe gastronomia rifillojë punën me rregulla të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat