Sulmohet edhe një aktivist i Vetëvendosjes, pasi bërtiti “Poshtë Lista Serbe”

Lajme

Sulmohet edhe një aktivist i Vetëvendosjes, pasi bërtiti “Poshtë Lista Serbe”

Nga: D.RR Më: 5 qershor 2020 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Besnik Mujeci, aktivist dhe asambleist i Lëvizjes në Komunën e Prishtinës, ka kaluar sot në mbrëmje pranë ndërtesës së qeverisë dhe ka brohoritur poshtë Lista Serbe.

Menjëherë është arrestuar dhe mbi të është ushtruar dhunë.

Kështu ka njoftuar zyrtari i LVV-së Arbër Zaimi.

“Lista Serbe është subjekt i cili mban nën kërcënim të vazhdueshëm qytetarët serbë të Kosovës, të cilët nuk mund ta kritikojnë apo të veprojnë ndryshe nga ç’urdhëron ajo, sepse ka përkrahjen e Vuçiqit dhe kontrollon strukturat kriminale paralele. Me gjasë tash po i njëjti subjekt kërcënon dhe shqiptarët, duke qenë se kontrollon qeverinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai thotë se ky është një regjim.

“Kush guxon të thotë mendim kundër Hashim Thaçit dhe Listës Serbe përballet me dhunën fizike e grushtat e pushtetit. Ky është regjimi”, ka shtuar ai ndër tjera.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat