Kryeministrja serbe e inatosur me Thaçin: Mos është edhe Budapesti i Kosovës?

Lajme

Kryeministrja serbe e inatosur me Thaçin: Mos është edhe Budapesti i Kosovës?

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:10
Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që

Presheva, Medvegja dhe Bujanoc t’i bashkohen territorit të Republikës së Kosovës. Ajo ka deklaruar se Thaçi duhet të zgjohet dhe të kuptojë se cili është realiteti.

“Në të gjitha vitet që kam qenë në qeveri, me të vërtetë nuk e kuptoj se nga kanë ardhur pretendimet e tij ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. A i përkasin Kosovës Preshevë, Bujanovac dhe Medvegja po aq sa edhe Beogradi? Ai mund të ketë pretendime ndaj Budapestit, drejt Brukselit, ai mund të mendojë se kjo është gjithashtu një trashëgimi historike, por ky është problemi i tij”, ka thënë ajo.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh, por vetëm përmirësim historik pa u cenuar integriteti territorial i sotëm i Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se përfundimisht Kosova do të njihet nga Serbia. “Kosova do të njihet nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të sotëm të Republikës së Kosovës”.

”Jam ithar dhe entuziast që Presheva e Medvegja e Bujanoci t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës pa u cenuar territori ynë, sepse është e drejtë historike dhe ky do të ishte vetëm përmirësim historik”.

Ai në Opinion tregoi se si Presheva, Medvegja e Bujanoci do t’i bashkohen Kosovës.

”Asgjë s’na kushton që ta shtrojmë këtë çështje në tavolinë. Ndërkohë që pa hezitim dhe pa frikë do ta shtroj këtë çështje”.

“Pazare nuk do të ketë, nuk do të ketë shkëmbim. Ideja ime ka qenë të kemi një korrigjim ku Preshevë e Medvegjë e Bujanoc i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës, edhe ashtu Serbia nuk ka asnjë interesim për ata qytetarë atje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat