Inspektorati i Punës e kthen në pozitën e kryeshefit të Trepçës Basri Ibrahimin

Lajme

Inspektorati i Punës e kthen në pozitën e kryeshefit të Trepçës Basri Ibrahimin

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 14:53
Basri Ibrahimi

Edhe një tjetër kryeshef i një ndërmarrjeje të rëndësishme publike në vend është kthyer në punë, pas shkakrimit në kohën e Qeverisë së Albin Kurtit.

Inspektorati i Punës e ka kthyer në detyrë kryeshefin e Trepçës, Basri Ibrahimin i cili u shkarkua nga bordi i ri i ndërmarrjes, i emëruar nga Qeveria e Albin Kurtit.

Pasi u u ankua në Inspektoratin e Punës, Ibrahimit i është aporvuar ankesa. Inspektorati urdhëron që Ibrahimi të kthehet në vendin e punës ku ka qenë.

Ditë më parë, Inspektorati i Punës i ktheu në pozitën nga ku u shkarkuan edhe kryeshefin e KEK-ut, Njazi Thaçin, kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefin si dhe kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat