Makron fton Kosovën dhe Serbinë në tavolinë

Lajme

Makron fton Kosovën dhe Serbinë në tavolinë

Nga: F. B. Më: 9 qershor 2020 Në ora: 09:21
Emanuel Macron

Një nga opsionet për vazhdimin e bisedimeve ishte organizimi i takimit të përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës nga Merkel dhe Makron në korrik, por për shkak të situatës kuadri kohor është në tre muajt e ardhshëm, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Samiti Beograd-Prishtinë do mbahet në tre muajt e ardhshëm me ndërmjetësim të BE-së thonë burime diplomatike, si të mundësohet lëvizja.

“Evropa do të udhëheq dialogun, përkatësisht Gjermania dhe Franca. Të dy vendet duan të jenë kyçe në organizim që po shtyhet tash  e një vit, ndërsa këto dy vende duan të i ajin dialogut nxitje” thotë ky burim.

“Me gjasë samiti mund të mbahet në tre muajt e ardhshëm, çdo gjç do nis me presione ndaj neve. Sikur ShBA të udhëhiqte dialogun aksenti do vendosej në përcaktim kufiri. ShBA do të jenë aty, por ata tash kanë problemet e veta. Intensifikimi i bisedimeve pritet pas zgjedhjeve serbe me 21 qershor”.

Edhe presidenti Thaçi ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Beogradin duke theksuar se nuk beson se mund të arrihet marrëveshja gjatë këtij viti.

Sipas analistit dhe drejtorit të Forumit për raporte etnike Dushan Janjiq: Dialogu do ketë dy rrjedha i pari nën kupolën e BE-së dhe i dyti si iniciativë amerikane, ndërsa bisedimet do të jenë shumë intensive në gusht deri në marsin e vitit tjetër.

“Mendoj se askush nuk do të jetë nervoz, nuk do ketë ngutje. Presim që kjo më së largu të ndodhë deri në takimin e Parisit. Ky është tubimi i BE dhe Ballkanit ku do konfirmohej se Kosova dhe Serbia kanë përmbushur kriteret e dialogut. Deri në atë kohë çdo gjç do tç jetë e kryer. Lajçak do formoj ekipin e tij në javën që vjen edhe do vizitoj Prishtinën edhe Beogradin dhe do ketë një takim përgatitor në Bruksel. Kjo është faza përgatitore edhe dialogu do jetë nën kupolën e BE-së” tha ai duke shtuar se iniciativa e Grenell do jetë e orientuar në aspektin ekonomik.

“Pres që në gusht i dërguari amerikan Grenell të bëjë edhe një pjesë të iniciativës, ndërsa rrjedha e Brukselit mund të punoj në kapacitet të plotë vetëm në vjeshtë” tha ai.

Milovan Drecun, kreu i Këshillit për Kosovë tha se me rëndësi të nisen takimet: “Duhet përgatiten bisedimet dhe këtu roli i Lajçak është kyç. Duhet të shihet kush do të jetë nga shqiptarët, roli i ShBA-ve në bisedime me qëllim të shkohet drejt zgjidhjes dhe marrëveshjes përfundimtare - tha Drecun.

Samitin e përmendur kancelaria Merkel dhe presidenti Makron e kanë paralajmëruar  vitin që shkoi ndërsa ftesa e fundit ishte në shkurt.

Veljko Odaloviç sekretar në ministrin e jashtme ka thënë se pas heqjes së taksës dhe reciprocitetit nga qeveria e Kosovës janë përmbushur kushtet për vazhdimin e dialogut. Dinamika e procesit do të dihet pas qëndrimit të Lajçakut në Prishtinë edhe Beograd.

“Nuk përjashtohet mundësia që ofensiva diplomatike të vazhdoj edhe verës por së pari do pritet rezultati i zgjedhjeve në Serbi. Dinamika dihet pas vizitës së Lajçakut në regjion”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat