Në Mitrovicën e Veriut s’ka përgatitje për zgjedhjet në Serbi, OSBE e gatshme t’i organizojë

Lajme

Në Mitrovicën e Veriut s’ka përgatitje për zgjedhjet në Serbi, OSBE e gatshme t’i organizojë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 11:08
Ilustrim

Në rrugët e Mitrovicës së Veriut nuk ka asgjë që të sjellë ndërmend zgjedhjet parlamentare në Serbi. Kosova nuk është në qendër të fushatës zgjedhore në Serbi, por kjo mund të ndryshojë.

Qysh nga fundi i luftës në Kosovë, votimet për zgjedhjet e Serbisë mbahen edhe në veri me ndihmën e OSBE-së.

OSBE-ja ka organizuar në Kosovë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, e prej vitit 2012 edhe ato lokale. Edhe tani thonë se janë të gatshëm t’i organizojnë zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit. Por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. “Jemi në kontakt me autoritetet dhe do të veprojmë sipas marrëveshjes”, thotë për Deutsche Welle, zëdhënësi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Senad Shaboviq.

Nga qeveria e re e Avdullah Hotit nuk dihet ende nëse do të lejohet mbajtja e këtyre zgjedhjeve në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat