Lajçak nis angazhimet edhe në terren, takon presidentin malazez para liderëve në Kosovë e Serbi

Lajme

Lajçak nis angazhimet edhe në terren, takon presidentin malazez para liderëve në Kosovë e Serbi

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:29
Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka nisur takimet me liderët e rajonit të Ballkanit Përendimor.

I pari që Lajçak ka takuar, është presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Takimi, siç ka bërë të ditur Lajçak ka ndodhur në Bruksel, dhe se në të është diskutuar për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe integrimin euro-atlantik.

“Shumë i gëzuar të takoj presidentin Gjukanoviq në Bruksel sot, dhe të vazhdojmë diskutimet tona për zhvillimet në rajon si dhe procesin integrues evropian”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat