Reagon edhe ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush e bëri shqiptar dhe ia ndërroi emrin bombarduesit të Zagrebit

Lajme

Reagon edhe ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush e bëri shqiptar dhe ia ndërroi emrin bombarduesit të Zagrebit

Nga: N.Sh Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:24
Milan Martiq

Edhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar për fotografinë e publikuar në rrjetet sociale se kinse është babai i Vjosa Osmanit.

Miftari përmes një postimi thotë se turpi e poshtërsia nuk njohin kufij.

Ai i quan zagarë të gjithë ata që ia ndërruar emrin dhe identitetin Milan Martiqit duke e bërë shqiptar.

Postimi i plotë:

Turpi dhe poshtërsia nuk njohin kufi

Kur zagart e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës e Agim Veliut e bajn shqiptar të Mitrovicës edhe emrin ja ndrroj e bajn Raif, Milan Martiçin ish komandantin e Kninit që bombardoj me raketa Zagrebin për propaganda dhe etiketime të ulta e bajn baba të Vjosa Osmanit kryetare e parlamenteit të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat