Gjermania hap kufijtë për 80 mijë punonjës sezonal nga kjo datë

Lajme

Gjermania hap kufijtë për 80 mijë punonjës sezonal nga kjo datë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 22:22
Foto Ilustrim

Nga 16 qershori, Gjermania do të hap kufijtë pa asnjë kufizim për punëtorët sezonal nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zona e Shengenit.

Gjermania, për shkak të pandemisë, më parë ka përcaktuar se maksimumi prej 80 mijë punonjës sezonal mund të hyjnë në vend.

Vitin e kaluar, rreth 300 mijë punëtorë sezonal u angazhuan në sektorin e bujqësisë në Gjermani, kryesisht nga Rumania dhe Polonia.

Qeveria në Berlin ka porositur punëdhënësit që të zbatojnë të gjitha standardet e higjienës.

Për të zvogëluar përhapjen e mundshme të koronavirusit, do të formohen ekipe fikse dhe nëse sëmuret një prej punëtorëve i gjithë ekipi do të jetë në izolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat