Nga nesër deri më 12 korrik ndalohet qarkullimi i disa automjeteve në dy rrugë

Lajme

Nga nesër deri më 12 korrik ndalohet qarkullimi i disa automjeteve në dy rrugë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 12:57
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga nesër deri më 11 korrik, në rrugën regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë dhe në rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve të rënda.

“Ju njoftojmë se nga nesër datë 12 qershor 2020 e deri më 11 korrik 2020, për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R-115 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë dhe rruga R-210 Brezovicë- Qendra e Skijimit”(realizimit të murit mbrojtës në segmentin rrugor nga Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve të rënda/kamionëve në segmentin rrugor Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc”, thuhet në njoftimin e MI-së. 

Për 30 ditë, automjetet udhëzohen të qarkullojnë përmes rrugës alternative Prizren-Prevallë-Brezovicë dhe anasjelltar.

“Gjatë kësaj periudhe kohore 30 (tridhjetë ditore), të gjithë pjesëmarrësit që kalojnë me mjete të rënda-kamionë në këtë segment rrugor, janë të obliguar të qarkullojnë, përmes rrugës alternative regjionale R-115 Prizren-Prevallë-Brezovicë-Shtërpcë dhe anasjelltas, ndërsa mjetet e lehta do të mund të qarkullojnë përmes rrugës nëpër fshatin Firajë”, vijon njoftimi.

Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit që kanë planifikuar të kalojnë më këto mjete në këtë segment rrugor gjatë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat