OKB demanton Avdullah Hotin: Nuk ka anëtarësim të Kosovës në OKB pas marrëveshjes me Serbinë. Per këtë nuk pyetet Vuçiqi e as Thaçi

Lajme

OKB demanton Avdullah Hotin: Nuk ka anëtarësim të Kosovës në OKB pas marrëveshjes me Serbinë. Per këtë nuk pyetet Vuçiqi e as Thaçi

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

New York, 11 qershor -Pas disa takimeve sekrete mes prisidentit kosovar Hahim Thacit dhe homologun te tij serb Aleksander Vucic dhe dalja publike e idese për “korrigjimin” e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë koheve te fundit eshte duke u spekuluar mjaft si nga Beogradi po ashtu edhe nga disa media te sponsorizuar nga Hashim Thaci (RTK apo Klan Kosova) madje dukem pohuar se “Serbia qenka pajtuar per anetaresimin e Kosoves ne OKB..” apo “pas marrveshjes eventuale mes Boegradit dhe Prishitnes, Kosova do te behet anetare e OKB-se”, shkruan gazeta «Bota sot».

Serbia nuk pyetet, tjeter kush vendos per Kosoven, të jetë apo jo anetare e Kombevete te Bashkuara! Mbreme e tha te njejtat fjale sikur te Thacit edhe kryeministri i ri Avdullah Hoti ne nje interviste me Adriatik Kelmendin. Mediat ne Prishtinë, por edhe ne Beograd, duke ju referuar deklaratave te Hotit dhe Thacit kane shkruar se “Nese ndodhe korrigjimi i kufirit ndermjet Kosoves dhe Serbise do te rezultoje ne njohjen globale te Kosoves dhe hape rrugen per anetaresim ne OKB”. Por, zyrtaret e OKB-së keto deklarata i kane deamntuar duke i cilesuar si spekulime dhe propagande për iks interesa, citon gazeta Bota Sot.

Në bisede me zedhenesen e sekretarit te pergjithshme se pas marrëveshjes eventuale mes Kosoves dhe Serbisë a do te ndodhe anetaresimi Kosoves ne OKB-së siq flasin nga Prishtins? znj.Eri Kaneko ka pohuar shkurt se “jo, jo nuk shkojne bash ashtu disa punë. Per anëtaresimin e Kosoves ne OKB vendosin vendet anetare te KS te OKB-së dhe askush tjeter.” Zyrtaret e OKB-së ne vazhdim për Bota Sot thone se për anetarësimin e Kosovës nuk vendos as Vucic e as Thaci por anetaret e KS te OKB-së. Sipas tyre ata (Vucic, Thaqi e as Hoti) mund te nenshkruajne cfare te duan, por deri tek anetarësimi i Kosoves dhe jo vetëm i saj, por i gjitha vendeve te reja qe prendojne te jene anetare te Kombeve te Bashkuara, duhet t’i pergjigjen disa kritereve, rregullave.

Prandaj, sipas zyrtareve te kesaj organizate me te madhe nderkombëtare “deri tek anëtarësimi i Kosoves ne OKB-së nevoitet kohë..” Do të deklarohet se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, por në realitet kjo nuk do të thotë anëtarësim automatik i Kosovës në OKB sepse duhet marrë vendimi në Këshillin e Sigurisë së OKB ku deri më sot kanë qenë kundër Rusia dhe Kina, ka thne zyrtari i Kombeve te Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat