Policia shkon për ta sekuestruar një veturë, familja Reçica nuk ia dorëzon

Lajme

Policia shkon për ta sekuestruar një veturë, familja Reçica nuk ia dorëzon

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 15:56
Ilustrim

Një veturë e ngjashme ndodhet brenda kësaj garazhe.

Audia RS 7 prodhim i vitit të kaluar është pronë e Bekim Reçicës nga fshati Vranidoll i Prishtinës.

Por makina, sipas pronarit momentalisht është e paqasshme, pasi thotë se nuk e ka çelësin e objektit ku po e ruan.

Madje, këtë nuk mundën ta shohin as policët, kur të enjten erdhën këtu për t’ia konfiskuar.

Ndërkohë përmes një e-maili ju konfirmua se policët në fjalë kishin autorizimin për aksionin e sekuestrimit.

Media e pati të pamundur të marrë një përgjigje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për të mësuar se cila është arsyeja e kërkesës për ta konfiskuar veturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat