Publikohen pamje të rralla të Gani Gecit gjatë luftës në Kosovë: Të vdesësh për atdhe është sikur me le

Lajme

Publikohen pamje të rralla të Gani Gecit gjatë luftës në Kosovë: Të vdesësh për atdhe është sikur me le

Nga: N.Sh Më: 12 qershor 2020 Në ora: 16:14
Gani Geci

Ish-luftëtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një video të xhiruar gjatë kohës së luftës në vitin 1998.

Geci në shkrimin e tij në Facebook karshi videos, e cila është realizuar nga Reuters, shihet bashk me nipin e tij, Musa Musliu nga Likovci.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se, ishin të paktë që kanë menduar se të vdesësh në luftë për atdhe është sikurse me lind.

“Në këtë video të vitit 1998 të Reuters unë Gani Geci dhe nipi ynë Musa Musliu nga fshati Likovc, të paktë ishim atëherë që mendonim se të vdesësh për atdhe është sikur me le”, shkruan Geci në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat