Daçiq flet për lobimin e tij kundër njohjeve të Kosovës

Lajme

Daçiq flet për lobimin e tij kundër njohjeve të Kosovës

Nga: F. B. Më: 12 qershor 2020 Në ora: 16:22
Ivica Daçiç

Serbia ia doli të rikthej dialogun me Prishtinën pasi disa vende të ndryshme filluan të tërheqin njohjet e Kosovës tha Daçiq në tubimin e socialistëve në Beograd, shkruan “Pravda”, transmeton “ Bota sot”.

Sipas tij nuk ka stabilitet të Serbisë pa “SPS” të fortë, që ka qëndrime të qarta që janë shprehur përmes së majtës, por edhe patriotizmit të dëshmuar me vepër.

“I jam mirënjohës presidentit që kishte mirëkuptim e lejoi që bëjmë fushatën kundër njohjeve, andaj duhet të luftojmë për idetë tona” tha Daçiq që shtoi se Serbia rikthej dialogun sepse shumë vende nisën të tërheqin njohjet.

“Mendoni se e kisha të lehtë të vrapoj në disa vende për të cilat nuk dini ku ndodhen dhe të kërkoj tërheqjen e njohjes së Kosovës. Nuk ka lidhje as rooming..mund të rrëmbej dikush, nuk e di kush..apo shkoni atje e amerikanët veç i kanë thirr që mos të tërheqin njohjen” tha Daçiq.

Si shtoi ai Serbia për shkak të tërheqjes se njohjeve nga disa vende është kthyer në tavolinën e bisedimeve me letra më të mira në duar, ndërsa shqiptarët në Prishtinë thonë se tash kanë letra të këqija.

“Mund të mashtrojnë sa to donë, por me letra të këqija nuk mund të blenë asgjë” tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat