Xhemajl Rexha e konfirmon se nuk është më pjesë e KTV-së

Lajme

Xhemajl Rexha e konfirmon se nuk është më pjesë e KTV-së

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 22:45
Xhemajl Rexha

Njëra prej ikonave të KTV-së, Xhemajl Rexha sot edhe zyrtarisht e ka lënë këtë televizion. Ai nuk ka treguar se ku do ta vazhdojë rrugëtimin e tij por ka thënë se është i entuziazmuar për të ardhme.

Media ditë më para ka raportuar se Rexha do ta braktisë këtë televizion për një projekt tjetër.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo e premte shënon ditën e tij të fundit, të një rrugëtimi të gjatë.

Ky është postimi i tij:

All good things come to an end

Kjo e premte e 12 qershorit 2020, shënon ditën e fundit të rrugës time të gjatë që në KTV, nisi në mesin e janarit 2005. Ai mëngjes i 17 janarit ka qenë fillimi i realizimit të ëndrrës sime të madhe – gazetarisë e raportimit televiziv.

I lumtur dhe krenar që nëpërmjet hapësirës së Kohavisionit kam arritur të raportoj dhe ndaj kaq gjatë me shikuesit gëzimet e trishtimet tona të përbashkëta.

Nga konferencat e Ibrahim Rugovës deri te qeveria e para një jave, bisedimet në Vjenë, shpallja e pavarësisë e përjvetorët e çlirimit, nga një palë zgjedhjesh në të tjerat, raportimi për të artën historike të Majlindës në Rio, rruga e të rinjve në Hungari, misioni i përmbushur i Vokrrit për Kombëtaren në arenën ndërkombëtare e qindra orë Speciale – ka qenë një punë që për secilën ditë kam provuar ta bëj me pasionin më të madh dhe profesionalizmin më të lartë.

Falënderues për drejtuesit e kompanisë dhe qindra bashkëpunëtorë ndër vite, pjesa më e madhe e të cilëve është shndërruar në familjen time të dytë dhe kështu do të vazhdojë të mbetet.

Por, mbi të gjitha ju falënderoj juve – shikues të nderuar – që me besimin dhe besnikërinë tuaj e keni bërë Interaktivin brendin që është sot. E sonte, natyrshëm jam i mërzitur që do të lë emisionin e ideuar me shumë përkushtim qysh në vitin 2009, por i entuziazmuar për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat