Rrëfimi i Ramiz Kelmendit: Në kohën e luftës kam shpërndarë 100 armë automatike falas për fqinjët

Lajme

Rrëfimi i Ramiz Kelmendit: Në kohën e luftës kam shpërndarë 100 armë automatike falas për fqinjët

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 22:52
Ramiz Kelmendi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe afaristi i njohur Ramiz Kelmendi ka rrëfyer për herë të parë detaje nga furnizimi me armë dhe ushqim për UÇK-në.

Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka folur edhe për periudhën e luftës.

Ai ka thënë se ka pasur raporte të mira me të gjithë eprorët e UÇK-së.

“Për bashkëpunimin me shtete fqinje kam marrë leje edhe nga UÇK. Nevojat kanë qenë të tilla që jemi ushqyer me mallra serbe por mendja dhe trupi i jonë kane vepruar kundër tyre”, tha afaristi.

“Kam qenë financues i fuqishëm i të gjitha zonave të UÇK-së. Kam qenë furnizues ushqimorë dhe me armë i zonave të UÇK-së. Edhe UÇK-ja kanë pasur besim te unë në këtë drejtim”.

Afaristi i njohur tregon edhe mënyrën se si ka furnizuar me armë UÇK-në.

“Armët i kam sjellë nga Bosnja. Prej Bosnjës nga Mali i ZI, Rozhaja e pastaj një pjesë nga Rugova pjesën tjetër nga rrugët tokësore. Personalisht të gjithë fqinjët e mi i kam furnizuar me automatikë pa asnjë lek. Mbi 100 automatikë që vet i kam sjellë në Kosovë ua kam shpërndarë që të mbrojnë veten dhe familjet e tyre”.

“Në Rogovë shembull i kam sjellë 15 kuaj me municion dhe armë automatike. Kanë qene rreth 50 mijë plumba që i kam ngarkua vet nga Mali i Zi dhe i kam pru në Kosovë”.

Kelmendi thotë se në atë kohë Mali i Zi në heshtje nuk ka penguar transportin e armëve në drejtim të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat