1.133 lule për 1.133 fëmijë të vrarë

Lajme

1.133 lule për 1.133 fëmijë të vrarë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 22:54
Foto

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani tha se kujtimi për 1.133 fëmijët e vrarë do të jetë i përhershëm

Ishte në mesin fëmijëve që forcat serbe i vranë. Fatmirësisht Gramozi arrite që të shpëtojë i gjallë, nga masakra që u krye mizorisht në familjen Berisha në Suharekë.

Gramozi mbijetoi, për të treguar tmerrin që përjetoi para 21 vjetësh e ku nuk u kursyen as fëmijët.

Por fatin e njëjte me të, nuk e patën motra, vëllai e babai i tij.

Por pos motrës e vëllait të Gramozit, në Kosovë u vranë edhe shumë fëmijë të tjerë, gjatë masakrave e sulmeve të forcave serbe, mbi popullatën e pafajshme.

Numri i fëmijëve të vrarë është 1133 .

E në kujtim të tyre janë mbjellë po kaq lule në oborrin e Kuvendit të Kosovës të premten ,nga kryetarja e Kuvendit dhe deputetët.

E dhimbja familjarëve u shtohet edhe më shumë, kur trupat e më të dashurve të tyre nuk janë gjetur ende.

21 vjet nga përfundimi i luftës Gramoz Berisha ende nuk e ka gjetur trupin e motrës së vrarë.

Kosova të premten ka shënuar 21-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it. Kjo ditë shënohet edhe si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat