Flet vëllai i viktimës, tregon pse ka ndodhur vrasja në Pejë

Lajme

Flet vëllai i viktimës, tregon pse ka ndodhur vrasja në Pejë

Nga: A.M. Më: 14 qershor 2020 Në ora: 12:55
Vëllai i 17 vjeçares

Mbrëmë ka ndodhur një vrasje në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një person dyshohet se ka vrarë vajzën e fqinjët dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Bajram Rudi, vëllai i 17 vjeçares ka rrëfyer për media se në mëngjesin e së shtunës ka marrë vesh që motra e tij nuk gjendet në shtëpi.

Ndërkaq, më vonë është lajmëruar nga familjarët e tij se është gjetur trupi i motrës së tij në shtëpinë e R.Berisha.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet që i kanë pasur me personin e dyshuar, shkruan "Bota sot".

Ai ka thënë se kanë pasur raporte të mirë, po ashtu ai ka thënë se motra e tij është rritur në një mënyrë nga familja Berisha, është shoqëruar me ta vazhdimisht kur kanë ardhur në pushime nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat