Gjuriq: Nuk jam optimist posaçërisht kur dëgjoi paralajmërimet nga Prishtina

Lajme

Gjuriq: Nuk jam optimist posaçërisht kur dëgjoi paralajmërimet nga Prishtina

Nga: F. B. Më: 14 qershor 2020 Në ora: 17:26
Gjuriq

Në kohën kur në të gjitha anët diskutohet për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, zyrtarë nga Serbia dërgojnë porosi pesimiste lidhur me dialogun duke u përpjekur që të fajësojnë Prishtinën për deklarata.

Që nga momenti i heqjes së parakushteve për vazhdimin e dialogut – vazhdimi i tij është bërë temë bosht e komentimeve në të dy palët shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me vazhdimin e dialogut dhe mundësinë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes dy palëve ka folur edhe Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovën, që ka shpreh pesimizëm për rezultat në bisedime.

“Nuk jam shumë optimist posaçërisht kur kohë pas kohe po dëgjojmë deklarata nga zyrtarët në Prishtinë” ka thënë ai.

Ka shumë deklarata që kanë ngushtuar mundësitë dhe kanë tingëlluar si shantazh, me këtë rast ai përmend deklaratën e Hotit që ka theksuar se “masat e reciprocitetit mund të rikthehen në fuqi të plotë nëse nuk arrihet përparim edhe zgjidhje në afat të caktuar” ka thënë Gjuriq.

Ai këtë deklaratë e ka shikuar si shantazh dhe tentim të ultë kërcënimi për palën tjetër biseduese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat