Pse u bllokua dje në Cyrih avioni me pasagjerë, në mesin e tyre edhe Lajçak

Lajme

Pse u bllokua dje në Cyrih avioni me pasagjerë, në mesin e tyre edhe Lajçak

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Një numër i madh pasagjerësh të cilët prisnin që gjatë ditës së djeshme të udhëtonin me avionin e kompanisë zvicerane Edelweiss, nga Cyrihu në Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin më të madh të vendit, në Cyrih.

Siç raporton Zëri i Amerikës mes pasagjerëve që kishin prerë biletat rezulton të ketë qenë dhe i Dërguari special i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai kishte zgjedhur këtë mundësi për të qenë nesër i pranishëm në një vizitë zyrtare në Prishtinë, të parën që kur mori këtë detyrë, transmeton albinfo.ch.

Më tutje ZA shkruan se Kompanisë ajrore zvicerane Edelweis, nuk i është lejuar fluturimi drejt aeroportit Nënë Tereza të Tiranës. Autoritetet shqiptare i thanë Zërit të Amerikës, se kompanisë në fjalë, nuk i ishte dhënë leja, për faktin se mes Shqipërisë dhe Zvicrës, nuk është nënshkruar ende një marrëveshje për rihapjen e fluturimeve, të cilat u pezulluan për shkak të pandemisë së COVID 19.

Rihapja po bëhet graduale, dhe në këto momente, një pjesë e shteteve po operojnë përmes marrëveshjeve dypalëshe, siç ka ndodhur mes Shqipërisë dhe Austrisë, Serbisë dhe Greqisë. Kështu kanë thënë zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës, duke shtuar se Shqipëria madje i ka bërë kërkesë Zvicrës, për rinisjen e lidhjeve ajrore, por ende pala tjetër nuk ka dhënë pëlqimin.

Për situatën e krijuar, nuk ka një reagim nga kompania zvicerane, dhe as mediat zvicerane deri në këto çaste nuk kishin raportuar për këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat