Daçiq “goditje të ultë” Grenellit, falënderon Algjerisë për mosnjohjen e Kosovës

Lajme

Daçiq “goditje të ultë” Grenellit, falënderon Algjerisë për mosnjohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 16 qershor 2020 Në ora: 10:06
Ivica Dacic

Ende pa u mbushur 24 orë që i dërguari special amerikan Grenell njoftoi se kishte premtimin për ndalimin e fushatës kundër tërheqjes së njohjeve të Kosovës nga Beogradi, ministri i jashtëm serb bën pikërisht atë që nuk duhet i jep “goditje të ultë” atij duke i shpreh mirënjohje dhe falënderim Algjerisë për mos njohjen e Kosovës.

Nënkryetari i parë i qeverisë dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiq ka biseduar me telefon me ministrin e jashtëm algjerian Sabri Bukadum dhe falënderoi atë vend për “pozicionin parimor për mos-pranimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës” shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas gazetës biseduesit kanë shkëmbyer përvojën në luftën kundër pandemisë së virusit, ndërsa Daçiq i dëshiroi sukses në përpjekjet e tejkalimit të situatës me virus, ka njoftuar ministria e jashtme..

Daçia i ka shprehur përcaktimin e Serbisë për zhvillim edhe avancim të bashkëpunimi dhe raporteve të mira tradicionale me Algjerinë..

U shpreh interesi i dyanshëm për bashkëpunim ekonomik që ka shënuar rritje..

Në fund të bisedës ministri Daçiq sipas “Blic” falënderoi Algjerinë për qëndrimin ndaj Kosovës dhe e ftoi në vizitë zyrtare ministrin algjerian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat