Vuçiq: Më vjen turp të përgjigjem se do të njohim Kosovën!

Lajme

Vuçiq: Më vjen turp të përgjigjem se do të njohim Kosovën!

Nga: F.B Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:43
Aleksandar Vuçiq

“Më vjen turp të përgjigjem në deklaratat se Serbia do të pranoj Kosovën në prag të “Vidovdanit”, këtë nuk do të lejojmë as të jetë temë. Ne na pret një periudhë jo e lehtë. Dje kam biseduar me Lajçakun dhe kam pasur bisedë edhe me Putinin. Do të shkojë në Moskë, pastaj delegacioni ynë udhëton në Uashington dhe do ketë takime me rëndësi”, ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Ai shtoi se “sot do ketë 5 telefonata me rëndësi, disa nuk janë për publik. Kemi arritur shumëçka të ndryshojmë edhe përmirësojmë.  Do përpiqemi që me sukses të ruajmë interesat kombëtare. Nuk kam dëshirë të luaj trimin dhe të shphem në gjoks, as nuk lejoj këtë dikujt nga qeveria, le të gjykojnë veprat dhe rezultatet  që kanë të bëjnë rreth Kosovës dhe rezultateve ekonomike”.

Ai tha se pret bisedime të mira me Lajçak  por edhe nëse shqiptarët do të respektojnë atë që tha Grenell për mos kandidimin në institucione ndërkombëtare.

“Pikërisht këtë nuk e ka pranuar Thaçi qe katër vjet, për 4 vjet ia kam ofrue këtë” tha Vuçiq.

Në pyetjen nëse Serbia është mes dy zjarreve përkatësisht mes konfliktit të fuqive të mëdha dhe “luftës së elefantëve” dhe a ka frikë se në atë luftë do kaloj si miu, Vuçiq tha se me rëndësi mos të lëndohemi.

“Me rëndësi është që në këtë luftë elefantësh të kalojmë pa lëndime. Ata janë shumë të mëdhenj për neve. Ne duhet të shikojmë si të shmangemi. Na leni të bëjmë punën tonë, jo se duhet të përleshemi me Amerikën e Gjermaninë. Leni dikë që të bëjë politikë të mençur! Nuk e dua më shumë Amerikën, Rusinë a Kinën se Serbinë!. Nuk shqetësohem për interesat e Gjermanisë edhe Amerikës, kanë konflikt të madh mes vetes, por pse të përzihemi ne, na duhen si partner edhe njëra edhe pala tjetër” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat