Tragjike: Gjendet trupi i dytë i pajetë i fëmijës që ra në liqenin artificial në Milloshevë

Lajme

Tragjike: Gjendet trupi i dytë i pajetë i fëmijës që ra në liqenin artificial në Milloshevë

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:25
Foto Ilustrim

(E plotësuar) -  Zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Baki Kelani, ka dhënë detaje rreth tragjedisë që ndodhi sot në Milloshevë, ku dy fëmijë kanë humbur jetën në një liqen artificial.

“Kanë humbur jetën dy fëmijë. Ekipet e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës rreth orës 10:10 minuta kanë arritur të nxjerrin edhe trupin e viktimës së dytë. Janë fëmijë të moshës 9 dhe 11 vjeçar”, ka thënë Kelani para mediave.

Derisa ka bërë të ditur se fëmija i tretë që ishte me të ndjerit ka arritur të shpëtoi.

“Një fshatar që këto i cili ka qenë afër ka marrë veprime të menjëhershme dhe ka arritur që njërin nga fëmijët ta nxjerrë prej liqenit artificial, ndërsa diku rreth orës 17:10, ekipet e shpëtim-kërkimit kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë”, ka thënë Kelani.

Para pak minutash u njoftua se një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër është duke u kërkuar nga ekipet e shpëtimit pasi dyshohet se kanë rënë në puset gjatë pasdites së sotme në Milloshevë, ndërkaq njësiti i kërkim-shpëtimit ka arritur ta nxjerrë trupin e fëmijës së pagjetur deri në orën 17:10.

***

Është gjetur edhe trupi i dytë i pajetë i fëmijës i cili ra në një pus në Milloshevë së bashku me një tjetër fëmijë.

Trupi i pajetë i fëmijës së dytë është gjetur rreth një orë pasi trupi i pajetë i fëmijës së parë është gjetur, raporton lajmi.net.

...

Një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër është duke u kërkuar nga ekipet e shpëtimit pasi dyshohet se kanë rënë në në puset në Milloshevë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Njoftimi i plotë

Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informaten se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus.

Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës.

Ekipi mjekesor ka konstatuar vdekjen e një femiu rreth 10/12 vjeqar i nxjerrur nga pusi.

Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjeter i cili dyshohet të ketë rënë ne pusë/ ujë.

Me respekt,
ZIMP 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat