Vuçiq: Të mëdhenjtë udhëheqin lojën, ne e shqiptarët jemi të vegjël

Lajme

Vuçiq: Të mëdhenjtë udhëheqin lojën, ne e shqiptarët jemi të vegjël

Nga: F.B Më: 17 qershor 2020 Në ora: 10:42
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar  Vuçiq para takimit me përfaqësuesit e Prishtinës me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë theksoi se do të shohim nëse shqiptarët e pranojnë atë që tha Grenell për mos aplikim në organizatat ndërkombëtare, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”

Sipas tij njohja e Kosovës nuk do të jetë tema në Uashington dhe nuk do lejoj që të jetë tha ai.

Kështu ka komentuar spekulimet lidhur me takimin që do mbahet në ShBA që në opinion erdhi si befasi nga Grenell.  Ai (Grenell) kohëve të fundit ka krijuar imazhin e njeriut të Trampit për detyra speciale dhe ka deklaruar se ka premtimin nga qeveritë në Serbi edhe Kosovë për ndalimin e fushatës për tërheqje të njohjeve dhe asaj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ftesa e të dërguarit amerikan erdhi në kohën e zgjimit të dialogut dhe informatës se Putin në bisedën me Vuçiq e ka ripërsëritur mbështetjen për Serbinë dhe rreth kësaj çështje do diskutoj me 23 qershor në Moskë. Po ashtu Lajçak pas ardhjes në Prishtinë vjen edhe në Beograd pas zgjedhjeve.

“Do të shohim nëse shqiptarët do të respektojnë atë që tha Grenell për mos kandidim në organizata ndërkombëtare, për çka ka 4 vite që kam fol me Thaçin dhe që e ka refuzuar” tha Vuçiq.

Ai shtoi se në të ardhmen nuk sheh zgjidhje thelbësore të problemit që do të jetë “njëjtë i pranueshëm për të dy palët”.

“Këtu kemi lojën e lojtarëve të mëdhenj në skenën ndërkombëtare për të cilët ne dhe shqiptarët jemi të vegjël. Jam me fat që Serbia nuk bënë lojëra të tilla por sillet me përgjegjësi dhe ka qëndrim unik dhe nuk kemi problem bisedimet”.

Analisti Dragomir Angjelkoviç shprehet se pret që amerikanët “ me dinamizëm të startojnë arritjen e marrëveshjes apo protokollit të marrëveshjes që ajo të shfrytëzohet në zgjedhje” ":

“Serbia duhet të jetë e kuptueshme me Shtëpinë e Bardhë dhe të ndihmoj Trampin dhe të marr pjesë në dialog pasi për ne është me rëndësi që ai të ri-zgjidhet. Por nuk duhet assesi të pranojmë zgjidhje që nuk na konvenon, Tramp do jetë direkt dhe do hap çështjen e statusit.

E gjithë kjo komplikohet nga situata jo stabile në Prishtinë. Ndonëse Thaçi njihet si atuja kryesore në dialog, kryeministri i ri Hoti paralajmëroi se ai do përfaqësoj palën shqiptare në dialog. Në anën tjetër Thaçi dëshiron që përfaqësuesin evropian Lajçak ta qes nga loja.

“Pozita në ShBA dhe takimi i thirrur në Shtëpinë e Bardhë jep shpresë se procesi do ketë sukses aq më parë që kjo ka mbështetje nga vetë presidenti Tramp dhe vizionin e përkushtimin e Grenellit. Kosova gjithë ka besuar në ShBA dhe gjithë ka dal si fituese” tha Thaçi.

Ai pat deklarua se nuk do takohet me Lajçakun “nëse nuk ka diçka konkrete” sepse vjen nga Sllovakia që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e megjithatë ai pati takim dje me te.

Kur Grenell që quhet “buldozeri i Trampit”  ndërmjetësoi herën e fundit mes dy palëve ajo rezultoi me nënshkrimin e deklaratave me qëllim përtëritjen e trafikut hekurudhor, ajror edhe rrugor dhe përfundimin e autostradës mes dy vendeve.

Evropa është serioze në lidhje me regjionin dhe dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, qëllimi është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse afatgjate me çka do të zgjidhet kontesti mes palëve ka thënë Lajçak dje në Prishtinë.

“Pres që dialogu të jetë i suksesshëm” tha diplomati sllovak pas takimit me presidentin Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat