Aleksandar Vuçiq: Nuk shkojmë me flamur të bardhë në Shtëpinë e Bardhë

Lajme

Aleksandar Vuçiq: Nuk shkojmë me flamur të bardhë në Shtëpinë e Bardhë

Nga: F.B Më: 18 qershor 2020 Në ora: 09:28
Aleksandar Vuçiq

Ideja e BE është që mos të kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB, por ende nuk dinë çka të na ofrojnë për këtë, edhe në radhët tona kemi  “baron” do ketë ndryshime të mëdha me 15 korrik, ka thënë ndër tjera Vuçiq në një intervistë për Novosti” ku flet për Kosovën dhe situatën në përgjithësi transmeton “Bota Sot”.

Në fillim të kësaj interviste ai ka deklaruar se ndonëse e pret punë madhe edhe presion nuk shkon në Uashington me flamur të bardhë si dëshirojnë shumë në perëndim, në Prishtinë e edhe disa në Beograd.

“Nuk jam nga ata që shpojnë gjoksin dhe flasin fjalë të mëdha, moto të heronjve, por kushdo që dë të jetë në delegacion të Serbisë të mbaj flamurin e bardh është e pakuptimtë. Ne duam flamurin tonë dhe e mbajmë në zemër, do ta kemi para vetës. Më herët ka pasur flamuj të bardhë në emër të Serbisë shumë herë dhe me moto heronjsh. Gjërat maten me vepra dhe me fjalë të flisni, për ne është me rëndësi nuk mund të refuzoni ftesën e Shtëpisë së Bardhë” ka thënë Vuçiq.

Në pyetjen se amerikanët po vrapojnë me BE rreth asaj cili të arrij ndonjë zgjidhje çfarëdo, Vuçiq ka thënë se “Ne udhëheqim bisedime për status nën kupolën e BE dhe kjo mund të ndryshohet brenda natës. Do donim të kishte më shumë bashkëpunim mes BE e ShBA-ve. Nuk jemi kundër që ambasadori i BE të jetë i pranishëm kur bisedojmë për rrugën evropiane, pastaj do flasim me  miqët tanë dhe të shohim çka mendojnë, Kam biseduar me Putinin rreth Kosovës dhe ai është i përgatitur mirë, kemi rrethana të reja do të shohim” tha ai për të shtuar “pas kësaj vjen Lajçak dhe do shohim planet e BE, sigurisht kanë ide të caktuara. Unë nuk kam dëgjuar nga shqiptarët se do të heqin dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, për çka i kam lutur 4 vite he nëse flasim për këtë duhet të gjejmë zgjidhje”.

Në pyetjen se Thaçi ka deklaruar se qëllimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse është njohja e ndërsjellë , a pritni në Uashington të bëhet një hap drejt zgjidhjes, presidenti serb Vuçiq tha: “Mos harroni se me rastin e njohjes së ndërsjellë ka shpërndarë në Tviter edhe Trampi. Për atë flet edhe në letrat që na dërgoi mua e Thaçit që është me rëndësi. Unë pres që Amerika të ndryshoj qëndrimin sikurse as Franca e Gjermania. Por a do shikojmë dhe pajtohemi e të i themi Thaçit – bravo fituat çdo gjë, çka mund të them është se nuk do të jetë ashtu. Do të jetë vështirë se do përballemi me presione të rënda pa marr parasysh çka ndodhë në Bruksel edhe Shtëpi të Bardhë”.

Po shihet se Gjermania edhe ShBA tërheqin litarin, me kyçjen e Trampit  a po aktualizohet përcaktimi i kufirit? , ishte pyetja e radhës për Vuçiqin– “Nuk mendoj se është e mundshme kjo, kemi harxhuar tri vite se secila ide e kundërt me pavarësinë e Kosovës është e pamundshme. Kishim mbështetjen e nacionalistëve të rrejshëm që pritnin shumë më shumë se ajo që është reale. Kemi humbu shumë fëmijë në vitet 90-ta deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës luftonin për pushtet. Sigurisht do kërkojnë zgjidhje që unë nuk e shoh, nuk flas për atë që ju pëlqen njerëzve, por shoh si përpiqen të joshin njerëz. Thonë do ndërrojmë tradhtarin edhe zgjidhim çështjen e Kosovës, mendojnë se njerëzit janë të marr, do kemi periudhë të vështirës, kur të mëdhenjtë tërheqin litarin dhe të jemi fleksibil, për zgjidhur problemet e njerëzve tanë në Kosovë dhe ruajmë interesat kombëtare”.

Çka mund të prisni si do të jetë propozimi i perëndimit? është pyetur ai: “Nuk jam në gjendje të ndjej propozimin e Shtëpisë së Bardhë por e di atë të BE-së. Ideja e BE është që mos të kundërshtohet anëtarësimi i i Kosovës në OKB po nuk di ofertën për këtë. Do thotë mos të njohim formalisht Kosovën por mos të kundërshtojmë karrigen në OKB. Pres që BE të thotë se do anëtarësohemi për disa vite në BE por kjo nuk mjafton duhet të na ofrojnë shumë me tepër”.

Do takoni Putini me 23 qershor, a do ftoni Rusinë në dialog kur ajo thotë se nuk ka zgjidhje për Kosovën pa KS të OKB-së?, në çka Vuçiq u shpreh: “ Ne do të bisedojmë me të gjithë, unë do shkoj në Moskë, nuk është me rëndësi kush merr pjesë në këtë lojë. Ne kemi hedh vetën jashtë OKB ne BE, nuk mund të dalim nga kjo. Për mua ka rëndësi ajo që Putin tha, perëndimi e di se duhet të bisedohet me Rusinë, por para kësaj duhet me ne, kam disa shenja, por asgjë konkrete. Duhet të shohim qasjen palës shqiptare sepse Hoti bisedon me gjermanët  dhe thotë s udhëheq bisedimet me BE dhe Thaçin që thotë se nuk i interesojnë  evropianët, ai e dezinfektoj zyrën pas takimit me Lajçak dhe se i intereson vetëm Amerika”.

A ju frikëson shpejtësi e zgjidhjes së problemit dhe a mund të pritet zgjidhja deri në fund të vitit, Vuçiq theksoi se “nuk kam asgjë kundër nëse mund të arrihet, por këtë po e dëgjoj tash e shtatë apo tetë vite e nuk ka asgjë”.

Shumë po flitet se po e tradhtoni Kosovën ishte pyetja e fundit rreth Kosovës, Vuçiq u përgjigj: “E dëgjoi këtë, por vetëm në kohën time nuk kemi ulje të numrit të serbëve në Kosovë, Përkundër peshës së problemit, shpallja e pavarësisë, vendosja e linjave në Jarinje e Bernjak, vendosja e taksave. Duhet të i ndihmojmë serbët të kuptojnë kush mbron interesat  e tyre. Nuk kam frikë, dhe jam i shokuar me idetë që dëgjojë jo vetëm nga opozita por edhe disa që janë në pushtet. Dëshira ime është që të fitojmë s amë shumë vota, jo për mandatin por si vulë të asaj që kemi bërë me vite. Nëse ia dalim të marrim 1.8 milionë vota do ishte mrekulli, do ishin numra që nuk do i ketë askush në Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat