Del testi i ri, koronavirusi identifikohet edhe nëpërmjet gjakut

Lajme

Del testi i ri, koronavirusi identifikohet edhe nëpërmjet gjakut

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 10:34
Foto Ilustrim

E gjithë vëmendja e botës sot është te pandemia Covid-19. Së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se shkencëtarët e Universitetit të Birmingamit në Britaninë e Madhe kanë zhvilluar një formë identifikimi të koronavirusit përmes gjakut, që zbulon edhe rastet më të lehta të infektimit ku pacientët nuk e kuptojnë fare se janë të infektuar.

Bëhet fjalë për një test të imtësishëm dhe tepër të shpejtë që mund të ndihmojë bizneset dhe institucionet publike të parandalojnë përhapjen dhe të shmangin mbylljen e aktiviteteve, duke identifikuar në një periudhë të hershme individët që mund ta përhapin virusin.

Testi kryhet përmes një shpimi në gisht. Pikat e gjakut më pas dërgohen në laboratorë për të zbuluar edhe nivelet më të ulëta të antitrupave të prodhuara nga sistemi imunitar në rast kontakti me Covid-19.

Nga provat e kryera, shkencëtarët thonë se janë zbuluar 98% e rasteve të të prekurve, shumica asimptomatikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat