Dështon seanca gjyqësore në rastin “Toka”, shkak pamundësia për distancim fizik në sallë

Lajme

Dështon seanca gjyqësore në rastin “Toka”, shkak pamundësia për distancim fizik në sallë

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 11:14
Ilustrim

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka”.

Seanca ishte e pamundur të mbahej për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe hapësirës së pamjaftueshme në sallën e gjykimit.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Beqir Kalludra fillimisht ka kërkuar që në sallë të qëndrojnë vetëm palët, por jo edhe publiku, e më pas kishte deklaruar se seanca nuk është e mundur të mbahet.

Seanca gjyqësore është shtyer për afat të pacaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat