Policia jep detaje për vdekjen e dy vëllezërve serbë në Vushtrri

Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e dy vëllezërve serbë në Vushtrri

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 12:00
Foto Ilustrim

Në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë dje janë gjetur të vdekur dy vëllezër serbë.

Sipas raportit të policisë, fillimisht është gjetur pa shenja jete njëri nga viktimat, ndërkaq viktima e dytë kishte ndërruar jetë në Spitalin e Graçanicës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe prokurori i shtetit.

Derisa njësitë policore kanë qenë në vendin e ngjarjes janë informuar se në spitalin e Graçanicës ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull K/Serb vëllai i viktimës së parë.

Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat