Fillojnë punimet në kampusin e konvikteve në Prishtinë

Lajme

Fillojnë punimet në kampusin e konvikteve në Prishtinë

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 14:11
Foto Ilustrim

Qendra e Studentëve në kuadër të planifikimeve për investime në vitin 2020 në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, ka filluar punimet në të gjitha hapësirat e jashtme dhe të brendshme në kampusin e konvikteve.

Në konviktin nr 5 ka filluar gëlqerosja në të gjitha hapësirat e brendshme, rregullimi i mureve, ndriçimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e nyjeve sanitare.

Po ashtu ne konviktin nr 2 ka filluar rregullimi i të gjitha banjove dhe nyjeve sanitare.

Gjatë këtij viti Qendra e Studentëve do të vazhdoj edhe me projekte të tjera.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat